Haradinaj përkujton masakrën e Lybeniqit: Historia jonë e lavdishme është e shkruar me gjakun e bijve tanë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj përkujton masakrën e Lybeniqit: Historia jonë e lavdishme është e shkruar me gjakun e bijve tanë

10:44 | 25 Maj 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Lybeniqit të Pejës.

Ai ka përkujtuar se në këtë masakër u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj.

Ai është shprehur se shumë bijë të kësaj toke me gjak e kanë shkruar faqet e lavdishme të historisë së Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Shumë bijë të kësaj toke me gjak kanë shkruar faqet e lavdishme të historisë sonë. Kujtojmë me krenari, në 20-vjetorin e rënies, dëshmorët e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, të cilët ranë për t’u përjetësuar në themelet e shtetit tonë të lirë.

Po sot, kujtojmë 21-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj. Në luftën çlirimtare, vend lavdie zë bashkëluftëtari im, Heroi i Kosovës, Fadil Nimani, i cili përjetësisht do të kujtohet për atdhedashurinë dhe qëndresën e palëkundur. Përulemi me nderimet më të larta, para veprës së tyre kulmore, në shërbim të atdheut dhe kombit.

Komento: