Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies

12:15 | 17 Maj 2026
haradinaj-perkujton-mentor-tolajn-ne-35-vjetorin-e-renies

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe ka kujtuar veprimtarin Mentor Tolaj në 35-vjetorin e rënies së tij.

Në një postim në Facebook, Haradinaj e përshkroi Tolajn si një veprimtar të guximshëm që që herët i ishte kundërvënë regjimit jugosllav, duke përmend vendosmërinë e tij për liri.

“Nga brezi ynë, Mentori dallohej për guximin dhe vendosmërinë për t’u përballur me armikun. Me heroizmin e tij, ai dha mesazhin se populli ynë nuk pajtohej të jetonte nën robëri dhe se liria është e pakompromis, liri që më vonë u jetësua me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi Mentor Tolajt dhe të gjithë të rënëve për liri!”, shkroi i pari i AAK-së.

Komento: