Armend Zemaj ka thënë se nuk është e vërtetë që Haradinaj ka marrë pjesë në Betejën e Loxhës.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur për Betejën e Loxhës.
Zemaj ka thënë në televizionin T7, se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, si ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka marrë pjesë në këtë betejë.
Zemaj ka hedhur poshtë pohimet e Haradinajt për pjesëmarrjen e tij në luftimet me forcat serbe në Loxhë.
“Haradinaj uk ka marrë pjesë në betejën e Loxhës”, është shprehur Zemaj.
Deputeti i LDK-së ka thënë se Haradinaj mund të ketë shkuar atje pasi forcat serbe janë dëbuar nga Loxha.