Haradinaj po e përdorë idenë e Veselit si sllogan në fushatë

23:37 | 13 September 2019

Partitë politike janë në vrullin e punës.

Taksa 100 për qind – së paku në tetë – nëntë muajt e fundit është kryefjalë në mediet në Kosovë.

Vendimi për të ngritur këtë taksë 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në Kosovë erdhi me 21 nëntor të vitit të kaluar, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, kjo taksë ishte ngritur në vetëm 10 për qind, por si pasojë e vazhdimit të fushatës së ashpër të SHBA-ve karshi Kosovës që rezultoi me mos-pranim në INTERPOL, Kosova morri hapat e saj.

Qeveria e Kosovës e votoi këtë taksë – ajo hyri në fuqi, dhe dialogu mes dy vendeve u pezullua.

Më vonë, nga mediet u morr vesh se ideatorët për të dy masat tarifore vinin nga Partia Demokratike e Kosovës.

Fillimisht, ishte Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj i cili kishte propozuar masë tarifore prej 10 për qind, ndërsa kryetari i kësaj partie, që ishte Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli kishte propozuar ngritjen e saj në 100 për qind.

Taksa bëri bujë të madhe, mediet në Kosovë e ato në Serbi edhe pse e trajtonin ndryshe – raportonin në baza ditore për zhvillimet pas ngritjes së saj.

I menjëhershëm ishte reagimi i Serbisë që refuzoi tavolinën e dialogut, duke vënë kusht heqjen e tarifës për të vazhduar, duke i kërkuar Bashkimit Evropian dhe fuqive ndërkombëtare të bëjnë presion mbi Kosovën për heqjen e saj.

Mirëpo, taksa nuk u hoq, as pas presionit të BE-së, të Gjermanisë, Francës e vendeve më të fuqishme të Evropës.

Në këtë çështje, u angazhuan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – që kërkuan jo heqjen, por pezullimin 120 ditor të saj për të parë nëse Serbia do të reflektonte në raport me Kosovën, por edhe kjo kërkesë hasi në vesh të shurdhër.

Ishte kryeministri Haradinaj ai që nuk dëgjonte kërkesat dhe rekomandimet e SHBA-ve, e në anën tjetër, kryeparlamentari Kadri Veseli kishte propozuar pranimin e kërkesës së SHBA-ve për pezullim.

SHBA-të kishin deklaruar se në rast se Serbia vazhdon politikën e njëjtë, kjo taksë do të merrte përmasa edhe më të mëdha, përveç se do të ringritej përsëri, por ajo as që u hoq.

Ndërsa tani, ish-kryeministri Haradinaj në fushatën e tij, sloganin të cilin po e përdorë është 100% shtet, në koalicion me Partinë Socialdemokrate.

Nëpërmjet kësaj fushate, Haradinaj po e përdorë taksën 100 për qind të ideuar nga ish-kryeparlamentari Kadri Veseli për të fituar vota në zgjedhjet e 6 tetorit.

Komento: