Haradinaj pranon mirënjohje nga komuniteti boshnjakë

11:37 | 20 February 2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, sot nga deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Emilja Rexhepi ka pranuar mirënjohjen nga Kryetari i Lidhjes së Boshnjakëve të Malit të Zi në New York, Esat Rastoder, për kontributin në avancimin e të drejtave qytetare të boshnjakëve në Kosovë, përcjell ORAinfo.

Haradianj këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin e tij social.

Postimi i plotë i tij:

Sot pata nderin që nga deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Emilja Rexhepi, të pranoj mirënjohjen nga Kryetari i Lidhjes së Boshnjakëve të Malit të Zi në New York, Esat Rastoder, për kontributin në avancimin e të drejtave qytetare të boshnjakëve në Kosovë.

Para pak kohe kam pasur rastin ta falënderoj Esad Rastoder për mbështetjen, që Lidhja e Boshnjakëve në New York, ka dhënë për refugjatët shqiptarë gjatë luftës dhe në procesin e konsolidimit tonë pas lufte.

Komento: