Haradinaj pranon që koalicioni nuk është i qëndrueshëm

12:01 | 31 Janar 2019

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar pas takimit që ka pasur me krerët e shtetit dhe ambasadorin amerikan me c’rast ka pranuar që raportet mes koalicionit nuk janë më të fortat.

I pyetur për qëndrimet e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për pezullimin e taksës, Haradinaj ka thënë se koalicioni qeverisës do t’i vazhdojë konsultat lidhur me këtë çështje, raporton lajmi.net.

Sipas tij, edhe kryetari i Kuvendit është i pajtimit që Kosovës nuk duhet t’i vihen kushte për dialogun.
“Ne i vazhdojmë konsultat me koalicionin qeverisës dhe ka një komunikim të arsyeshëm. Edhe kryetari i Kuvendit nuk e kupton pse Kosova duhet të kushtëzohet me heqjen e taksës”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, koalicioni qeverisës tani duhet të përkujdeset që të votohet buxheti në Kuvendin e Kosovës.
“Ne jemi në procese reale politike, dëshira ime është që këtë të shtune të kryhen disa detyra dhe mos t’i lëmë arsimtarët dhe të tjerët pa rrogë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj u pyet edhe për qëndrueshmërinë e koalicionit qeverisës.
“Aq sa është”, u përgjigj ai.

Megjithëse kryeminsitri u shpreh se taksa është një vendim i brendshëm dhe Sovran i Kosovës, ai tha se Amerika për të është familja e tij, dhe ka respekt për kërkesat e tyre.

“Vendosja e taksës është vendim i taksës është vendim Sovran dhe është bërë për t’i kërkuar Serbsië një qëndrim të ri për Kosovën. Amerika për mu është familja ime” , tha ai

Komento: