Haradinaj premton dialog të mirë me gazetarët

09:35 | 03 May 2019

Kryeministri Haradinaj ka premtuar se Qeveria do të vazhdojë transparencën dhe dialogun e mirë me gazetarët.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, kujton se edhe në vazhdim do të ketë dialog të mirë me gazetarët dhe do të jetë transparent me ta.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Kosova ka shënuar ngritje për katër vende në mbrojtjen e gazetarëve, sipas Raportit të Reporterëve pa Kufij dhe ky përmirësim fiton në peshë pasi që sivjet hetohet një rënie të përgjithshme të lirisë së shtypit në Europë në tërësi në vitin 2018”, ka shkruar Haradinaj.
“Megjithëse Raporti i Reporterëve pa kufij, për këtë vit ka përmendur përmirësimet në marrëdhëniet mes mediave dhe Qeverisë, duke vënë në dukje se Qeveria aktuale duket më e gatshme të flasë me gazetarët dhe mediat në tërësi”, ka shkruar tutje Haradinaj tutje.

Komento: