Haradinaj premton investime për zhvillimin e Istogut, si dhe prezanton kandidatët për deputetë nga kjo komunë

19:38 | 24 November 2024
haradinaj-premton-investime-per-zhvillimin-e-istogut,-si-dhe-prezanton-kandidatet-per-deputete-nga-kjo-komune

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka prezantuar sot planin e tij siç thotë Haradinaj për zhvillimin e Istogut, duke premtuar investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

“Ne do të investojmë në sistemin e ujitjes për çdo fshat të Istogut dhe do të ndërtojmë termocentralin e ri që do t’i japë fund krizës energjetike,” u shpreh Haradinaj, duke theksuar paradoksin që zona më e pasur me burime ujore në Kosovë vuan nga mungesa e ujit.

Politikani opozitar prezantoi ekipin e tij për Istog, përfshirë Gentiana Gashi-Pepaj, Frashër Brahimaj, Ukë Blakaj dhe Bekë Berisha, të cilët sipas tij do të jenë garantues të zhvillimit të kësaj treve. Në planin ekonomik, Haradinaj premtoi rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe asaj mesatare në 1000 euro, si dhe trefishimin e financimit për bujqit.

“Me ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit, Istogu do të shndërrohet në një pikë kyçe të zhvillimit ekonomik,” shtoi Haradinaj, duke premtuar gjithashtu uljen e TVSH-së për produktet bazë.

Komento: