Haradinaj pret mbështetjen e Finlandës në procesin e liberalizimit të vizave

10:39 | 15 May 2019

Ambasadorët dhe diplomatët finlandez të Ballkanit Perëndimor janë takuar sot më kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se marrja në kryesim të Këshillit të BE-së nga Finlanda, do të jetë zë i fuqishëm i Kosovës në strukturat e BE-së.

Sipas kryeministrit, me qëndrimin e Gjermanisë për vizat, edhe Finlanda do të jetë në krah të vendit tonë për të përmbyllur këtë proces.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

Me marrjen e kryesimit të Këshillit të BE-së nga 1 korriku i këtij viti, besojmë fuqishëm se shteti mik, Finlanda, do të vazhdojë të jetë zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Europian.

Mëngjesin e sotëm kam zhvilluar takim pune me ambasadorët dhe diplomatët finlandez në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të informimit të drejtë dhe të hollësishëm për hapat konkret të Qeverisë për fuqizimin e sundimit të ligjit, zbatimin e reformave të gjithëmbarshme dhe agjenden europiane të Kosovës.

Kam ritheksuar, se duhet të përshpejtohet hyrja në agjendë të BE-së çështja e liberalizimit të vizave, si një proces i pakthyeshëm, i merituar dhe i drejtë.

Me qëndrimin e qartë të Gjermanisë, jemi të bindur se edhe Finlanda do të jetë në krah të vendit tonë për ta përmbyllur këtë proces në afat optimal.

Komento: