Haradinaj pret në familjen e tij për vizitë bashkëshorten e Ilaz Kodrës dhe deputeten Blerta Deliu

14:03 | 21 Mars 2024
haradinaj-pret-ne-familjen-e-tij-per-vizite-bashkeshorten-e-ilaz-kodres-dhe-deputeten-blerta-deliu

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me nënën e tij, bashkëshorten e Shkëlzen Haradinajt, Suzanën, dhe bashkëshorten e tij, Anita Haradinajn, kanë pritur në vizitë në shtëpinë e tij bashkëshorten e heroit të kombit, Ilza Kodra, Kimete Kodrën dhe deputeten Blerta Deliu-Kodra.

Haradinaj ka shkruar se kjo vizitë ka rikthyer kujtime dhe ka ngjallur emocione të veçanta për nënën dhe Suzanën.

“Bashkë me nanën Rukë, Suzanën dhe Anitën, pritëm për vizitë në shtëpinë tonë, bashkëluftëtaren, njëkohësisht bashkëshortja e heroit të kombit, Ilaz Kodra, zonjën Kimete Kodra si dhe kolegen time deputete, Blerta Deliu.

Vizita e tyre solli emocione dhe kujtime të veçanta për nanën dhe Suzanën”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: