Haradinaj pret në takim rektorin Demaj, dakordohen për përmisimin e kushteve në UP

09:49 | 14 May 2019

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj takon rektorin Marjan Dema, thotë se UP-ja dëshiron ta vendos në hap me trendet bashkëkohore.

Haradinaj në mëngjesin e kësaj të marte ka pritur në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema.

Ai me rektorin Dema ka diskutuar për sfidat e UP-së dhe për mundsësitë e përmirësimit të kushteve.

Në mënyrë që universiteti të jetë në hap me trendët bashkëkohore të arsimit, Haradinaj dhe Dema janë dakorduar për hartimin e një plani operacional.

Sipas Haradinajt, ky plan do përshijë rishqyrtimin e normativave ligjore të arsimit të lartë.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Haradinajt:

Universitetit i Kosovës është aset kombëtar dhe pikë orientuese e zhvillimit të shoqërisë sonë.

Me qëllim të avancimit të arsimit të lartë në vendin tonë sipas standardeve globale, prita sot rektorin Marian Dema, së bashku me disa nga dekanët e UP-së, nga të cilët u informova për sfidat me të cilat përballet ky institucion.

Biseduam posaçërisht për mundësinë e modernizimit dhe rifunksionalizimit të laboratorëve, rritjen e efektshmërisë së instituteve nëpër fakultete, si dhe rigjenerimin e kapaciteteve kadrovike në fushat deficitare, veçmas në inxhinierinë elektrike dhe në fushën e matematikës.

Si nismë e rrugëtimit tonë të përbashkët, që Universiteti i Prishtinës të jetë në hap me trendet bashkëkohore të arsimit, u dakorduam që të bëhet një plan operacional, që përfshinë rishqyrtimin e normativave ligjore të arsimit të lartë.

Komento: