Haradinaj pret zyrtaren e Departamentit të Shtetit, asnjë fjalë për taksën

11:41 | 18 March 2019

Zyrtarja e Departamentit të Shtetit te Haradinaj, Amerika ndihmon institucionet e sigurisë

Kryeministri Ramush Haradinaj po thotë se me mbështetjen e SHBA-së, Kosova ka arritur progres në sundim dhe zbatim të ligji, raporton Gazeta Express.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është takuar ndihmës Sekretaren për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të SHBA-së, Kirsten Madison.

“Me mbështetjen e pa rezervë të partnerëve strategjikë, si SHBA-ja, vendi ynë ka arritur progres substancial në konsolidimin e mekanizmave të sigurisë, si dhe në sundim e zbatim të ligjit”.

“Ndihmës Sekretaren për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit(INL) të ShBA-së, Kirsten Madison, e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme amerikane për ngritjen e kapaciteteve të Policisë, Prokurorisë dhe institucioneve tona tjera të sigurisë. Kosova, në përballjen me sfidat ndërkombëtare të sigurisë, është partner kredibil dhe çdoherë përkrah aleatëve të saj strategjikë”, ka thënë Haradinaj.

Statusi i plotë:

Me mbështetjen e parezervë të partnerëve strategjikë, si ShBA-ja, vendi ynë ka arritur progres substancial në konsolidimin e mekanizmave të sigurisë, si dhe në sundim e zbatim të ligjit. Ndihmës Sekretaren për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit(INL) të ShBA-së, Kirsten Madison, e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme amerikane për ngritjen e kapaciteteve të Policisë, Prokurorisë dhe institucioneve tona tjera të sigurisë. Kosova, në përballjen me sfidat ndërkombëtare të sigurisë, është partner kredibil dhe çdoherë përkrah aleatëve të saj strategjikë.

Komento: