Haradinaj prezanton sot kandidaten për deputete nga radhët e AAK-së në Drenas

14:08 | 16 Dhjetor 2024
haradinaj-prezanton-sot-kandidaten-per-deputete-nga-radhet-e-aak-se-ne-drenas

Sot në Drenas, në orën 18:00, kryetari për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj shpalos programin për “Kosovën Fituese”

Sipas njoftimit, në këtë aktivitet, Haradinaj, do të prezantojë kandidaten për deputete nga radhët e AAK-së, Valbona Demaku – Berisha.

Demaku-Berisha, është bija e dëshmorit Vesel Demaku – mësuesit të UÇK-së, që ra dëshmor në betejën e shtatorit 1998 në Abri të Epërme.

Sipas po të njëjtit njoftim bëhet e ditur se ajo është e martuar në Vasilevë të Drenasit dhe është nënë e tre fëmijëve.

Komento: