Haradinaj: Programi i MCC-së është shembulli më i mirë i rëndësisë së partneritetit strategjik mes Kosovës dhe Amerikës

19:03 | 30 Prill 2024
haradinaj:-programi-i-mcc-se-eshte-shembulli-me-i-mire-i-rendesise-se-partneritetit-strategjik-mes-kosoves-dhe-amerikes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë ndihmesë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në sektorin e energjisë, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme.

Haradinaj ka thënë se ShBA ka treguar lidershipin e saj në ndihmë ndaj Kosovës.

“ShBA, ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës, si në aspektin politik dhe atë ekonomik. Ky kontribut është i pazëvendësueshëm dhe programi Millenium Challenge Corporation (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve. Gjatë kohës sa isha kryeministër i vendit, pata nderin që me drejtuesit e MCC të bashkëpunoj në implementimin e projekteve të ndryshme me interes për vendin. Hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë ndihmesë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në sektorin e energjisë, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka falenderuar ShBA-të për kontribut të gjithanshëm.

“Gjithmonë falënderues ndaj miqve tanë strategjikë ShBA-të, për kontributin e gjithanshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për popullin dhe shtetin e Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Komento: