Haradinaj publikon disa dokumente: E vërteta rreth regjistrimit të kriminelëve serb si qytetarë të Republikës së Kosovës

16:05 | 06 Qershor 2026
haradinaj-publikon-disa-dokumente:-e-verteta-rreth-regjistrimit-te-krimineleve-serb-si-qytetare-te-republikes-se-kosoves

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj ka reaguar lidhur me debatet e ditëve të fundit rreth pretendimeve se Ministria e Punëve të Brendshme  u ka dhënë shtetësinë e Kosovës dy personave nga komuniteti serb.

Përmes një postimi publik, Haradinaj ka publikuar një dokument që, sipas tij, është i nënshkruar nga ministri dhe që sqaron bazën ligjore të vendimit për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile të evidentuara në strukturat jolegale serbe.

“Për të gjithë skeptikët rreth këtij vendimi, këtu është e vërteta e zezë mbi të bardhë, e nënshkruar nga ministri. Në dy data të ndryshme, një herë në vitin 2024 dhe pastaj e plotësuar në mënyrë të detajuar në mars të vitit 2026”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka parafrazuar përmbajtjen e dokumentit, ku thuhet se:

“Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë të regjistruara faktet e gjendjes civile (lindjen, martesën dhe/apo vdekjen) në struktura jolegale serbe, nga data 10 qershor 1999 deri më 15 mars 2026, kanë të drejtë të aplikojnë për regjistrimin e atyre fakteve në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës.”

Sipas Haradinajt, ky dokument dëshmon atë që ai e ka ngritur si shqetësim publik ditët e fundit në lidhje me trajtimin institucional të personave të regjistruar në strukturat paralele serbe.

“Kjo, pra, është e vërteta në lidhje me regjistrimin e kriminelëve të Serbisë dhe familjarëve të tyre si qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq ditë më parë,Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar  duke thënë se se regjistrimi i shtetësisë për personat në fjalë nuk ka lidhje me Ligjin e ri për Shtetësinë dhe as me procesin aktual të regjistrimit të fakteve të gjendjes civile.

Komento: