Haradinaj publikon llogarinë bankare për të gjithë që duan ta mbështesin AAK’në financiarisht

18:17 | 10 October 2024
haradinaj-publikon-llogarine-bankare-per-te-gjithe-qe-duan-ta-mbeshtesin-aak’ne-financiarisht

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar llogarinë bankare të partisë së tij për të gjithë personat që kanë vullnet për mbështetje financiare për AAK-në.

“Praktikat e vendeve demokratike, por edhe baza ligjore e Kosovës, e parasheh edhe mbështetjen financiare për parti politike, e cila njëkohësisht përcakton edhe limitin prej 2 mijë eurosh brenda një viti kalendarik, për personat fizik dhe 10 mijë për personat juridik”, është shprehur Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,

Dua të shpreh falëndërimin dhe mirënjohjen time për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, për punën, angazhimin dhe vizionin tonë për Kosovën. Pa këtë mbështetje do ta kishim të vështirë funksionimin tonë, në përputhje me objektivat dhe sfidat që i kemi si Parti e si Shtet.

Praktikat e vendeve demokratike, por edhe baza ligjore e Kosovës, e parasheh edhe mbështetjen financiare për parti politike, e cila njëkohësisht përcakton edhe limitin prej 2 mijë eurosh brenda një viti kalendarik, për personat fizik dhe 10 mijë për personat juridik.

Për të gjithë ju që e konsideroni dhe keni vullnet për mbështetje financiare për AAK-në, atë mund ta bëni vetëm përmes llogarisë bankare të AAK-së. E vlerësojmë çdo ndihmë, sado modeste të jetë.

Llogaria: XK05 1501110000418627

Përshkrimi: Kontribut për subjektin politik AAK.

Miqësisht,

Ramush Haradinaj,

Kryetar i AAK

Komento: