Haradinaj: Qeveria Kurti i ka prerë në besë fermerët

18:11 | 09 Mars 2022

Vendimi për subvencionet, Haradinaj: Qeveria Kurti i ka prerë në besë fermerët.

Kryetari i Aleancës për Ardhshmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti i ka prerë në besë fermerët. Kjo pasi sipas tij ata vitin e kaluar u përballën me papërgjegjësinë totale, siç thotë ai të qeveritarëve, shkruan Gazeta Express.

Në një postim në “Facebook”, Haradinaj ika thënë se krahasimet statistikore me vitin e kaluar janë qesharake.

“Qeveria Kurti ka prerë në besë fermerët, të cilët në vend të rritjes së subvencioneve sipas premtimeve, në vitin e kaluar ata u përballën me papërgjegjësinë totale të qeveritarëve. Planifikimi për vitin 2022, si duket ka nisur në kohë, por krahasimet statistikore me vitin paraprak janë qesharake. Në kohën kur shumë shtete po e ndërprejnë eksportin e produkteve agroushqimore, duke përfshirë edhe grurin, subvencionimi i fermerëve është një domosdoshmëri, ashtu siç janë edhe masat e tjera të nevojshme për përkrahjen e këtij sektori”, ka shkruar ai.

Më tutje, Haradinaj ka kërkuar veprime të shpejta të Qeverisë për t’u dal në ndihmë fermerëve.

Postimi i plotë:

Bujqësia është sektor me rëndësi thelbësore për vendin. Ky sektor edhe në kushte normale ekonomike operon me vështirësi, e duke pasur parasysh se koha për të cilën po flasim është situatë pandemike, atëherë mungesa e dorës së shtetit ka qenë e tmerrshme.

Qeveria Kurti ka prerë në besë fermerët, të cilët në vend të rritjes së subvencioneve sipas premtimeve, në vitin e kaluar ata u përballën me papërgjegjësinë totale të qeveritarëve.

Planifikimi për vitin 2022, si duket ka nisur në kohë, por krahasimet statistikore me vitin paraprak janë qesharake.

Në kohën kur shumë shtete po e ndërprejnë eksportin e produkteve agroushqimore, duke përfshirë edhe grurin, subvencionimi i fermerëve është një domosdoshmëri, ashtu siç janë edhe masat e tjera të nevojshme për përkrahjen e këtij sektori.

Në vend të fjalëve të zbrazëta në konferenca shtypi, Qeveria duhet të ndërmerr veprime të shpejta e vendime të përgjegjshme, një prej tyre edhe kompensimi i dëmeve që i shkaktuan sektorit të bujqësisë gjatë vitit 2021, për shkak të mosveprimit me kohë të tyre.

Komento: