Haradinaj reagon: Kemi me iu përgjigj të gjithëve! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj reagon: Kemi me iu përgjigj të gjithëve!

22:58 | 28 Janar 2019


Gjatë një interviste në një television, kryeministri Haradinaj ka potencuar qëndrimin e tij kundrejt idesë së shkëmbimit të kufinjëve me Serbinë dhe është shprehur më se i gatshëm për situatën aktuale në vend.

“Ne kemi luftuar për këtë Kosovë. Kemi paguar çmim për këtë” tha kryeministri.

Ndërsa sa i përket presionit nga grevistët dhe çështjes së taksës, Haradinaj tha se do t’i përballoj të gjitha.

“Jeni procese te ndërlidhura te gjitha, greva taksa, ligji. Me dije e kam marr ketë pune. Do ti përballoj te gjitha këto. Kemi me iu përgjigj te gjithëve. Për here te pare behet ligj për paga. Është e natyrshme një tronditje e gjithanshme” u shprehë Haradinaj.

Tutje, ai u pyet edhe për votimin e Buxhetit të vitit 2019 tha se pret që në ditën e enjte të përmbyllet dhe se LDK do ta votoj.

“Po synojmë me përmbyll te enjten qe vjen” u shprehë kryeministri.

“Besoj do te jete edhe LDK ka për ta votuar buxhetin. Ata kane propozuar amendamente për disa komuna te tyre” vazhdoi Haradinaj.

Ndërsa në pyetjen se a do të preferonte të kishte më shumë president të ndjerin, Ibrahim Rugova apo Hashim Thaçin, kryeministri nuk deshi të jap një përgjigje duke thënë që ka evoluar skena politike.

Haradinaj tutje tha se Kosovën e ka marrë në një gjendje ku është thënë se nuk mund të bëhet asgjë pa e pyetur Serbinë dhe se e ka kthyer atë në një vend që i kryen punët e veta.

Sa i përket besueshmërisë së popullit për partinë e tij ai u shprehë se asnjëherë nuk ka qenë më mirë.

“Tash jemi më së miri. Asnjëherë nuk e kemi pas nivelin kaq të lart të besimit” përfundoi kryeministri

Komento: