Haradinaj reagon pas prezantimit të masave të reja: Qeveria e ka uzurpuar shtetin

23:49 | 13 Prill 2020

Ramush Haradinaj ka thënë se me masat e reja, Qeveria e ka uzurpuar shtetin.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas prezantimit të masave të reja nga Ministria e Shëndetësisë në përpjekje për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kryetari i AAK’së thotë se qeveri në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti po e shkel Kushtetutën duke uzurpuar pushtetin.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Me masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, në emër të parandalimit të Covid-19 dhe menaxhimit të gjendjes në vend, rendi kushtetues është cënuar rëndë. Qeveria e Kosovës, me këtë vendim anti-kushtetues, ka uzurpuar pushtetin.

Duke e injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Qeveria ka cënuar rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut.

Veprimet anti-kushtetuese, me gjithë gjendjen e krijuar nga pandemia, nuk mund të tolerohen. Kosova është Republikë parlamentare dhe kushtetuese dhe çdo ndërhyrje ose uzurpim pushteti është i dënueshëm.RH

Komento: