Haradinaj reagon pas protestës së sotme

17:25 | 06 Qershor 2022

Sot është mbajtur një protestë nga veteranët.

Daut Haradinaj, ka folur rreth protestës së sotme që veteranët mbajtën para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se i kanë ende të njoma plagët që të injorohen kaq shumë.
Haradinaj i ka vlerësuar si modeste kërkesat e veteranëve dhe sipas tij mostrajtimi i tyre është ‘mëkat kombëtar’.

Postimi i plotë:

Protesta e sotme paqësore e Veteranëve, tregon mirë për gjenezën e krijimit të institucioneve që gëzojmë sot si shtet i ri.

Mostrajtimi i kërkesave të tyre modeste, është mëkat kombëtar.

I kemi akoma të njoma plagët për t’i injoruar kaq shumë.

Komento: