Haradinaj reagon pas vendimit të Qeverisë: S’po muj me besu që u zvogëluan 20 euro pensionistëve

23:18 | 21 Prill 2021

Kurti zvogëlon pensionet.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e 20 euro shtesë që jepeshin për pensionistët.

Shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur sot dyfish me vendim të Qeverisë së Kosovës.

Kjo gjë u vendos në mbledhjen e tetë me radhë të zhvilluar sot nga Qeveria Kurti II.

Në janar të këtij viti, qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti pati marrë vendim qët ë paguante 30 euro shtesë mbi pensioni bazë për pensionistët.

Por prej sot pensionistët do të marrin vetëm 10 euro shtesë, mbi pensionin bazë që është nën vlerën 100 euro.

E pas kësaj, lideri i AAK-së, Rmaush Haradinaj ak deklaruar se nuk po mund ta besojë këtë vendim.

“S’po muj me besu që të hiqen 20 euro shtesa nga pensionet, në këtë kohë kaq të vështirë. Jo njerëzore”, shkroi Haradinaj./

Komento: