Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë ka folur për aktualitetin politik në vend.
Haradinaj është pyetur për deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë se është dakorduar me ndërmjetësuesin e dialogut nga BE-ja, Miroslav Lajçak, që Kosova t’i hapë arkivat e UÇK’së.
Haradinaj deklaroi se deklarata e Bislimit buron nga ato të Kryeministrit Albin Kurti në Bruksel.
“Kjo deklaratë buron, ose nisjen e ka nga deklarata e Kryeministrit Kurti në Bruksel, që kërkojke përballjen ose ballafaqimin dhe marrjen me krimet e luftës dhe kriminelët të luftës, të vendeve të Ballkanit, ku e vendoske në vend të barabartë Kosovës me Serbinë. Pra, ia dha Serbisë një sukses të pritur 22 vjet. Serbia lufton me qenë në pozitë të barabatë të deklaratave sa i përket krimeve të luftës ose asaj që ka ndodhur në luftë, e mos me pas diferencë me Kosovën si viktimë, e Serbia si kryese e krimeve”, ka deklaruar Haradinaj.
I pari i AAK-së tha se kjo është arsyeja pse e kishte pyetur Kurtin në Kuvend “a je i Serbisë, a je i zanun peng”.
“Për këtë e kam pyetur në Parlament Kryeministrin Kurti “a je i Serbisë, a je i zanun peng”, se unë e kam ditur cka nënkupton ajo deklaratë, nuk bëhet me koincindencë, i kam ditur pasojat e saj, ja këto janë pasojat e para”, ka deklaruar Haradinaj