Haradinaj: Rezultati më i madh i paqes është anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO

18:08 | 14 November 2024
haradinaj:-rezultati-me-i-madh-i-paqes-eshte-anetaresimi-direkt-i-kosoves-ne-nato

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Gracism Global, Dr. David Anderson.

Haradinaj ka thënë se Dr. David Anderson është një nga autoritetet kryesore në botë për ndërtimin e urave në ndarjet e thella të racës, besimit e kulturës.

“Pata kënaqësinë të takoj Dr. David Anderson, themelues dhe president i Gracism Global, një nga autoritetet kryesore në botë në ndërtimin e urave në ndarjet e thella të racës, besimit, kulturës dhe pasurisë. Falënderova Dr. Anderson për punën e tij globale që ka sjellë shpresë e pajtim për komunitetet, nga Afrika, Azia, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Veriut”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se rezultati më i madh i paqes është anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO.

“Theksova së rezulati më i madh i paqes dhe zhvillimit është anëtarësimi direkt në NATO i Kosovës, duke iu bashkuar kombeve liridashëse”, është shprehur Haradinaj.

Komento: