Haradinaj: Rinia e Kosovës do të ketë mbështetje për arsimin dhe punësimin

23:08 | 14 November 2024
haradinaj:-rinia-e-kosoves-do-te-kete-mbeshtetje-per-arsimin-dhe-punesimin

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar sonte studentë të Universiteteve me të cilët ka biseduar për perspektivën e të rinjëve.

Haradinaj është zotuar se rinia do të mbështetet duke ofruar arsimim cilësor në profile arsimore mbi bazat e nevojave të tregut të punës.

“Sonte në një bashkëbisedim përmbajtësor me studentët e Universiteteve të ndryshme dhe të rinj të posadiplomuar folëm hapur për përspektivën e të rinjëve dhe patëm mundësi ta dëgjojmë njëri-tjetrin. U zotova se Rinia do të mbështetet duke ofruar arsimim cilësor në profile arsimore mbi bazat e nevojave të tregut të punës. Do të zhvillohet skema për mbështetje për punësim të të rinjve, subvencionim të ndërmarrësve të rinj, lehtësira për tranzicion nga shkolla në punësim”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se mbështetja e rinisë është një frymëzim për punën dhe përkushtimin e tij.

“Mbështetja e tyre e sinqertë dhe pa kushte për projektin tonë të përbashkët – një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, anëtare e NATO-s, është një frymëzim për punën dhe përkushtimin tonë. Një shtet me një rini të shëndoshë ka një të ardhme të garantuar”, është shprehur Haradinaj.

Komento: