Haradinaj: Sa më parë të finalizohet dialogu me Serbinë

09:55 | 17 March 2019

Është paraparë që këtë vit të përmbyllet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me një marrëveshje mes dy vende.

Aktualisht dialogu është ngrirë për shkak të vendosjes së taksës për mallrat serbe nga Qeveria e Kosovës, por, pala kosovare kërkon si përfundim nga ky dialog të ketë njohje të Kosovës si shtete dhe marrëveshje reciproke.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se në Kosovë ka prezencë të shtuar të ndërkombëtarëve tash e 20 vite. Ai në një intervistë për portalin arbresh.info ka thënë se kanë kërkuar që të jetë e përfshirë edhe Amerika në dialog me Serbinë që të finalizohet sa më parë dialogu.

“Ka pas një prezencë ndërkombëtare shumë të shtuar tash e 20 vite. Ideja për përmbylljen finale të marrëveshjes Kosovë- Serbi është në njohjen reciproke. Kjo është edhe pse kemi insistuar që palë e bisedave te jetë edhe miku unë më i madhi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur e dimë që janë bërë shumë vite që marrëveshjen nuk po implementohen nga Serbia. Kjo është edhe pse në këtë vit po pritet me u finalizuar”, tha ai.

“Ne si palë kosovare do ta kishim përmbyllë dje, jo sot. Por, nuk do të ketë lëvizje të pozicioneve në raport me kushtetutshmërinë dhe pavarësinë e 17 shkurtit”.

“Ne kemi kërkesë decidive Serbia duhet ta pranoj Republikën e Kosovës dhe të kemi garancion të marrëveshjeve reciproke”, ka thënë Haradinaj.

Komento: