Haradinaj ‘selam’ Serbisë: Kurrë më nuk do të hysh në Kosovë, jemi në zonën e Amerikës

20:49 | 13 Dhjetor 2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Serbia kurrë më nuk do të hyjë në Kosovë. Kjo pasi sipas tij, Kosova është në në zonën e Amerikës.

“Kurrë, ne jemi zonë e Amerkës dhe ata e dinë shumë mirë këtë”, kjo ishte përgjigja që kryeministri Ramush Haradinaj dha sot një ditë para se të themelohet Ushtria e Kosovës, në intervistën në Rubikon të KTV-së.

Ai ka folur edhe për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Sipas tij, ushtria e Kosovës do të sjell paqe në rajon.

Komento: