Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen e të ndjerit Idriz Ajeti

12:43 | 14 Shkurt 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar me bashkëpunëtorë të tij, ka shkuar sot për të shprehur ngushëllime në familjen e akademikut të ndjerë, Idriz Ajetit.

Haradinaj tha se veprimtaria e gjerë shkencore dhe virtytet e larta njerëzore të dijetarit të shquar do të kujtohen e nderohen përherë dhe do të jenë udhërrëfyes për brezat e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

“Veprimtaria e gjerë shkencore dhe virtytet e larta njerëzore të dijetarit të shquar do të kujtohen e nderohen përherë dhe do të jenë udhërrëfyes për brezat e ardhshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /ORAinfo/

Statusi i plotë i Haradinajt:

Me bashkëpunëtorë për ngushëllim në familjen e akademikut të ndjerë Idriz Ajeti. Veprimtaria e gjerë shkencore dhe virtytet e larta njerëzore të dijetarit të shquar do të kujtohen e nderohen përherë dhe do të jenë udhërrëfyes për brezat e ardhshëm. U prehtë në paqe.

RH

Komento: