Haradinaj shpreh ngushëllime për aktorin Xhevat Qorraj

16:38 | 23 Gusht 2023
haradinaj-shpreh-ngushellime-per-aktorin-xhevat-qorraj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit Xhevat Qorraj.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Qorraj ishte një prej aktorëve më të mirë.

“Paska shkuar në amshim aktori Xhevat Qorraj, një emër i spikatur i skenës dhe filmit, ku me rolet e tij la gjurmë të pashlyera në artin shqiptar”.

“Me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Qorraj, miqve dhe kolegëve. Xhevati, u prehtë në paqe!”, ka thënë Haradinaj.

Komento: