Përmes një statusi në faceebook, kryeministri Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Albert Rohan.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se Kosova sapo humbi një mik të saj.
Sipas Haradinajt, Rohan ishte një “figurë e shquar” që fuqishëm kundërshtoi çdo cenim të Kosovës.
“Postimi i plotë:
Kosova sapo humbi një mik të saj. I pikëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të ish diplomatit austriak, Albert Rohan, një figurë e shquar që u angazhua për të drejtën e vendit dhe të popullit tonë e që fuqishëm kundërshtoi çdo cenim të saj. Prehu në paqe mik i Kosovës Albert Rohan!