Haradinaj: Shtesat mujore për fëmjët nën 6 vjeç do të jenë 150 euro, për ata mbi 6 vjeç 200 euro

13:08 | 05 January 2025
haradinaj:-shtesat-mujore-per-femjet-nen-6-vjec-do-te-jene-150-euro,-per-ata-mbi-6-vjec-200-euro

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, është zotuar për zbatimin në plotni të Ligjit për trashëgiminë ku çdo grua të jetë trashëguese dhe bartëse e barabartë e pronës së paluajtshme.

Haradinaj në vazhdën e prezantimit të programit zgjedhor, ka thënë se gruaja në shoqërinë tonë duhet të ketë trajtim më të avansuar.

“Gruaja në shoqërinë e në shtetin tonë, duhet të ketë një trajtim shumë më të avansuar. Ajo më në fund duhet të jetë krejtësisht e barabartë. Vetëm me përdorimin e slloganeve se gruaja është e barabartë dhe do t’i zbatojmë kuotat gjinore, nuk i përmbushim obligimet tona. Para se me masa administrative e me vendosjen e kritereve gjinore, duhet të punojmë në vetëdijësimin e secilit prej nesh, ku njëherë e përgjithmonë do të hiqet dorë nga të ashtuquajturat norma kanunore mbi të drejtat e grave”, ka thënë Haradinaj.

Komento: