Haradinaj: Situata në veri është keq dhe drejt eskalimit, nevojitet zgjidhje

11:42 | 23 November 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se situata në veri është keq dhe drejt eskalimit, dhe për këtë nevojitet zgjidhje, e cila në rrethanat në të cilat janë krijuar, Haradinaj thotë se mund të mos jetë e përkryer.

Haradinaj ka përsëritur se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.

“Zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.
Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer.
Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit”, thuhet në postimin e tij.

Kryeministri Kurti ka shtyrë për 48 orë nisjen e zbatimit të masës së gjobave për targat ilegale, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje, sot në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.

Komento: