
Ish-kryediplomatja kujton kur Vuçiq kishte kërcënuar mediat në Kosovë: Është i njëjti edhe pas 25 vitesh.
Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka kujtuar kohën kur ministri i atëhershëm i informacionit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte kërcënuar mediat në Kosovë që të ndryshojnë politikën editoriale, ose do t’i dërgojnë në gjykatë.
Haradinaj-Stublla përmes një cicërime në Twitter tha se edhe 25 vjet më pas, Vuçiq prapë mbetet i njëjtë me mdian e lirë në Serbi.
“Më 17 Dhjetor ’98, VSurroi informoi #SHBA -në për veprimin e pamëshirshëm të ndërmarrë nga ministri i atëhershëm i informacionit i Serbisë avucicduke kërcënuar mediat Kosovë Alb që të ndryshojnë politikën editoriale! 25 vjet pas avucic mbetet e njëjtë me median e lirë në Serbi”.
