Haradinaj-Stublla për Samitin e Tiranës: S’është fotografi e mirë të shohim se vetëm Kosova abstenon

19:03 | 29 Shkurt 2024
haradinaj-stublla-per-samitin-e-tiranes:-s’eshte-fotografi-e-mire-te-shohim-se-vetem-kosova-abstenon

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka folur në lidhje me Samitin e Tiranës.

Ajo u shpreh se nuk ishte fotografi e mirë të shihej që vetëm Kosova mungonte, ndonëse sipas saj, ishte në një komunikim online.

“Unë nuk i di arsyet e kryeministrit Kurti, por nuk është fotografi e mirë të shohim se vetëm Kosova abstenon, ndonëse ishte në një komunikim online, por nuk e arsyeton fare abstenimin ne një samit kaq të rëndësishëm, së paku ka mundur të dërgojë zëvëndëkryeministrin Bislimi, i cili është përgjegjës për integrimin evropian”, është shprehur ajo sot në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Komento: