Haradinaj-Stublla thotë se Britania e Madhe mbetet ndër aleatët më të rëndësishëm të Kosovës

21:39 | 09 Nëntor 2020

Haradinaj-Stublla ka thënë se Britania e Madhe mbetet ndër aleatët më të rëndësishëm të Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, sot zhvilloi një video-takim me ministren britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton me të cilën ka diskutuar mbi situatën e politikës së brendshme e të jashtme të Kosovës, dialogun me Serbinë dhe bashkëpunimin rajonal e integrimin euro-atlantik të Kosovës.

“Nënvizova kërkesën për ndërhyrje të menjëhershme të partnerëve tanë euro-atlantik për ribalancimin e pozitës sonë asimetrike, dhe vendosjen përfundimtare të drejtësisë për viktimat dhe vuajtjet e luftës gjenocidale të Serbisë kundër popullit të Kosovës”, tha Haradinaj-Stublla.

Ajo shtoi se Britania e Madhe vazhdon të mbetet një ndër aleatët më të rëndësishëm, me përkrahjen e të cilës Kosova do të vazhdojë forcimin e mëtejmë të subjektivitetit dhe etablimin përfundimtar në arenën ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media.

Komento: