Haradinaj-Stublla zhvillon bisedë me homologun kanadez, tregon për çka u diskutua

20:06 | 26 Tetor 2020

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një telefonatë me homologun kanadez François-Phillipe Champagne.

Haradinaj-Stublla tha se diskutuan për momentumin e rëndësishëm të krijuar në rajon me Marrëveshjen e Zotimeve për Normalizim Ekonomik, aspiratën e Kosovës për integrim të plotë në strukturat Euro-Atlantike, si dhe situatën me pandeminë.

“Në një telefonatë shumë miqësore me Ministrin e Jashtëm të Kanadasë, z. Champagne, theksova rëndësinë e lartë që Kosova i kushton lidhjes Trans-Atlantike, duke shprehur mirënjohjen e lartë të Kosovës për miqësinë me Kanadanë”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.

Ministri kanadez Champagne nga ana e tij i konfirmoi homologes Haradinaj-Stublla miqësinë e qëndrueshme të Kanadasë, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen edhe më substanciale për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj.

Komento: