Haradinaj: Synimi i Kosovës anëtarësimi në NATO dhe institucionet tjera euro-atlantike

19:40 | 28 Shtator 2023
haradinaj:-synimi-i-kosoves-anetaresimi-ne-nato-dhe-institucionet-tjera-euro-atlantike

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar takimin me  Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Ai, ka shkruar se mbështetja e tij ishte vendimtare në krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Sipas Haradinajt, synimi i Kosovës është anëtarësimi i saj në NATO dhe institucionet tjera euro-atlantike.

Postimi i tij i plotë:

Sot 5 vjet nga takimi me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, ndër më të rëndësishmit në karrierën time politike, mbështetja e të cilit ishte vendimtare në krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Kosova është e rreshtuar krah botës demokratike të udhëhequr nga ShBA. Synimi ynë është anëtarësimi i saj në NATO dhe institucionet tjera euro-atlantike – aty e kemi vendin!

Mirënjohës përjetë ShBA-së dhe Sekretarit Mattis!

Komento: