Haradinaj: Ta rrisim vigjilencën për sulme të reja, rreziku s’ka kaluar

19:57 | 27 Shtator 2023
haradinaj:-ta-rrisim-vigjilencen-per-sulme-te-reja,-rreziku-s’ka-kaluar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Serbia e ka për detyrë t’i dorëzojë kriminelët serbë që sulmuan në veri.

Por, meqenëse ajo po i përkrah, ai ka bërë thirrje që të ndërhyjnë ndërkombëtarët për t’i sjellur sulmuesit para drejtësisë.

Pas mbledhjes së AAK-së, ai ka thënë se të gjitha institucionet duhet të jenë vigjilente për sulme të reja e se Kosova duhet të veprojë krahas me ShBA-në.

Komento: