Haradinaj takohet me ambasadorin amerikan, ja për çfarë diskutuan

17:41 | 06 Qershor 2022

Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin amerikan.

Për nevojën që të normalizohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë, Ramush Haradinaj thotë se ka folur sot më ambasadorin amerikan në Prishtinë. Edhe pas këtij takimi me të, Haradinaj ka ripërsëritur se miqësia mes Kosovës dhe Amerikës “është e përjetshme”.

Kryetari i rizgjedhur i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se sot pati takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

“Sot në një takim me Ambasadorin e SHBA, Hovenier, diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të posaçëm për nevojën e normalizimt të marëdhënieve Kosovë-Serbi”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të Haradinajt në Facebook, transmeton Gazeta Express.

“Miqësia mes dy vendeve tona është e përjetshme”, thotë Haradinaj pas takimit.

Haradinaj, që sapo është rizgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si deputet i opozitës sot u përfshi në përplasjet që pati në Kuvend.

Ai po mbronte protestën e drejtuar nga organizatat e veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët kërkonin të hidhej poshtë draftligji për pagën minimale, ku Qeveria nuk i kishte përfshirë.

Komento: