Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman Heusgen, ja për çfarë bisedojnë

16:34 | 25 September 2019

Ramush Haradinaj, gjendet në Amerikë.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjendet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po takon zyrtarë të lartë amerikanë.
Sot ai ka takuar Përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen, me të cilin ka thënë se ka diskutuar për proceset politiket në të cilat po kalon Kosova.

“Në frymën e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes, sot në Neë York takova Përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen, me të cilin diskutuam për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova, dialogun me Serbinë, zgjedhjet e reja në vend dhe partnertetin strategjik që Kosova e ka ndërtuar, veçmas viteve të fundit me shtetin gjerman”, thuhet në njoftimin e Haradinajt.
Haradinaj ka thënë se e ka falënderuar Ambasadorin Heusgen për qëndrimin e tij dhe të Gjermanisë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.

“E falënderova Ambasadorin Heusgen për qëndrimin e palëkundur të Gjermanisë dhe kancelares Angeka Merkel kundër idesë për ndryshimin e kufijve dhe angazhimin konkret për rikthimin e dialogut pa kushte Kosovë – Serbi”, ka shkruar tutje Haradinaj.
Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar, krah me aleatët strategjik që të vazhdojë rrugën e saj euroatlantike, fuqizimin e brendshëm dhe afirmimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar, si dhe për paqe e stabilitet rajonal.

Komento: