Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës sot ka takuar ambasadorin gjerman, Christian Heldt.
Së bashku me ambasadorin diskutuan për zhvillimet e fundit.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka përmendur edhe takimin e 29 prillit që do të mbahet në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel.
Më poshtë postimi i Haradinajt:
Takim i rregullt me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, bashkëpunimin bilateral dhe fuqizimin e partneritetit ekonomik mes dyja vendeve.
Theksova se Qeveria e vendit është e përkushtuar për integriminin euroatlantik, bashkëpunimin rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi. Gjithashtu e falënderova në emër të Qeverisë së vendi për rolin konstruktiv të Kancelares Merkel, veçmas tani në thirrjen e takimit të Berlinit, si forma më e mirë e komunikimit me vendet e rajonit.