Haradinaj takohet me kryediplomatin malazez, e quan demarkacionin çështje të mbyllur.

14:33 | 21 Mars 2019

Sot, Kryeministi i Kosovës, Ramush Haradinaj mbajti një takim me ministrin e jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq. Me të diskutuan për marrëveshjen e arritur për demarkacionin e këtyre të dyja vendeve.

Përmes një statusi në facebook, Haradinaj ka thënë se shtylla të rëndësishme të politikës së jashtme të Kosovës janë paqja, stabiliteti dhe ndërtimi i fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit.

“Takim miqësor me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe partneritetin politik”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Haradinaj ka konsideruar se marrëveshja e demarkacionit tashmë është çështje e mbyllur, pasi ka shkruar se “si dy shtete, që nuk kanë çështje të hapura, Kosova dhe Mali i Zi shërbejnë si shembull në rajon për përkrahje të ndërsjellë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Komento: