Haradinaj takohet me Latimer: Fola për rëndësinë e rrugëtimit dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO

23:08 | 19 October 2024
haradinaj-takohet-me-latimer:-fola-per-rendesine-e-rrugetimit-dhe-anetaresimit-te-kosoves-ne-nato

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj i cili po qëndron për vizitë në ShBA, është takuar me kryetarin e Qarkut Ëestchester, George Latimer.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook tha se e falënderoi Latimer për mbështetjen dhe angazhimin e tij, në përkrahje të Republikës së Kosovës.

“Takim i shkëlqyer me z. George Latimer, Kryetar i Qarkut Ëestchester, njëherësh kandidat për përfaqësues në Kongresin Amerikan. Me këtë rast e falënderova për gjithë mbështetjen dhe angazhimin e tij, respektivisht SHBA-ve, në përkrahje të Republikës së Kosovës”.

Tutje, i pari i AAK’së thotë se në bashkëbisedim me Latimer i argumentoi atij për rëndësinë e rrugëtimit dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Komento: