Haradinaj takohet me Metën, ja çfarë u diskutua

16:54 | 02 Mars 2019

Ramush Haradinaj, po zhvillon takime me liderë në Shqipëri.

Kreyministri i Kosovës, Ramush Haradiaj, ka takuar sot presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

Ky takim i tij me presidentin Meta, vjen pas një jave të ngjeshur e të tensionuar me deklarata për taksë e korrigjim kufijsh,

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta me të cilin thotë të ketë biseduar për temat e interesit kombëtar.

“Besëlidhja e Lezhës frymëzim për ecjen tonë përpara. Bisedë e sinqertë me Presidentin Meta për temat e interesit kombëtar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në Lezhë sot është mbajtur një aktivitet me rastin e 575 vjetorin e Kuvendit të Lezhës.

Komento: