Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bashkë me kreun e Nismës, Fatmir Limajn kanë pritur në takim gjeneralin Sylejma Selimin.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se e drejta dhe e vërteta gjithmonë do të dalin fitimtarë.
“Pata nderin ta pres Gjeneralin e Lirisë, Sylejman Selimin. E drejta dhe e vërteta e Kosovës gjithmonë do të dalin fitimtare”, ka shkruar Haradinaj.
Por në disa foto të publikuar nga vet kryeministri, vëmendjen e kanë tërhequr çorapët qe ka mbathur ai e të cilat kanë qenë kontrast me kostumin e tij serioz. /ORAinfo/