Ramush Haradinaj është takuar me Labionot Tahirin.
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj me të përfunduar takimin me partnerët e koalicionit, Nismën Socialdemokrate e AKR-në, ka vijuar takimet e tij.
Madje përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se për zhvillimet e fundit politike ka folur me deputetin Labinot Tahiri, shkruan lajmi.net.
Ai thotë ta ketë inkurajuar deputetin Tahiri të vazhdojë me aktivitetet e tij humanitare.
“Për zhvillimet më të fundit politike në vend, si dhe për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në implementinin e projekteve infrastruktutore në komunën e Ferizajit, pata një diskutim të hapur sot me deputetin e Kuvendit, Labinot Tahiri.
E përgëzova deputetin Tahiri për organizimin e pestë me radhë të Darkës Tradicionale me Gyrbetëqar si dhe për angazhimin e tij edhe në planin humanitar duke e inkurajuar që të vazhdojë me devotshmëri shërbimin ndaj qytetarëve”, ka shkruajtur Haradinaj.
Por Haradinaj, pak kohë më parë e kishte dekoruar deputetin Tahiri me medalen e Gjergj Kastriotit.
Madje për këtë veprim, Haradinaj kishte marrë kritika të shumta nga opinioni.