Haradinaj takohet me Tërnavën: Roli i prijësve fetarë në Kosovë, jetik për krijimin e një shoqërie tolerante

20:38 | 15 Tetor 2024
haradinaj-takohet-me-ternaven:-roli-i-prijesve-fetare-ne-kosove,-jetik-per-krijimin-e-nje-shoqerie-tolerante

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava.

Haradinaj i cili është kandidati i AAK-së për kryeministër,  pas takimit tha se roli i prijësve fetarë në Kosovë ka qenë jetik për krijimin e një shoqërie tolerante.

“I nderuar që sot në selinë e re të Aleancës pata rastin ta pres kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava. Në një diskutim të hapur e miqësor folëm për proceset nëpër të cilat po kalon njeriu i Kosovës dhe shteti ynë. Roli i prijësve fetarë në Kosovë ka qenë jetik për krijimin e një shoqërie tolerante, vlerë kjo që na bën krenarë edhe si popull edhe si shtet”, u shpreh ai.

Haradinaj mes tjerash tha se AAK-ja është e hapur për të adresuar çështje që kanë të bëjnë me komunitetet fetare,.

“Aleanca gjithmonë do të jetë e hapur për të diskutuar dhe adresuar çështjet dhe sfidat që kanë të bëjnë me komunitetet fetare në Kosovë, pa dallim”, deklaroi ai.

Komento: