Në ditën me shi, Kryeministri Ramush Haradinaj është ulur në një park në lagjen Velania në Prishtinë, e aty po bënte muhabet me dy mysafirë.
Teksa ka pritur familjarët e heronjve Ilir Konushevci e Hazir Malaj për të bërë homazhe, kryeministri ka pushuar në hapësirën e parkut në Velani, ku përkundër reshjeve, ka qëndruar i ulur në tokë.
Ai ka qëndruar ashtu për disa minuta, teksa bisedonte me babain e Ilir Konushevcit, Halit Konushevcin dhe vëllain e Zahir Pajazitit, Bajramin.
“Me bacën Halit, babain e Ilir Konushevcit, dhe vëllaun e Zahir Pajazitit, Bajramin. Kosova, sot dhe përgjithmonë, me pietet do ta çmojë dhe lartësojë madhështinë e veprës së bijve të saj, që nderuan komb e Atdhe!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.