Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në selinë e partisë ambasadorin e SHBA-së, Jeff Hovenier, me të cilin kanë biseduar për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës.
Haradinaj ka thënë se partneriteti strategjik me SHBA-në është jetik dhe se ikja nga këshillat amerikane në këtë kohë të brishtë është e dëmshme dhe mund t’i kushtojë Kosovës.
“Sot, prita në takim Ambasadorin e ShBA në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës. Për Aleancën, partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik. Andaj, improvizimet dhe largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme e mund t’i kushtojnë Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
“Ambasadorin Hovenier, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA i jep Kosovës dhe për angazhimin e tij personal që është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë”, ka shtuar ai.