Haradinaj takon Ramiz Kelmendin: Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një model të ri të qeverisjes

18:33 | 14 Maj 2024
haradinaj-takon-ramiz-kelmendin:-ekonomia-e-kosoves-ka-nevoje-per-nje-model-te-ri-te-qeverisjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar njërin nga biznesmenët më të suksesshëm në Kosovë, Ramiz Kelmendin, pronar i kompanisë “Elkos”.

Haradinaj ka thënë se AAK qëndron fuqishëm krah sektorit privat, sepse i shohim si kontributdhënësit më të mëdhenj në rritjen ekonomike.

“Sfidat që ka Kosova në sferën e zhvillimit ekonomik, ishin temë kryesore e bashkëbisedimit në takimin që e pata me njërin prej biznesmenëve më të suksesshëm në vend, Ramiz Kelmendin. Ai meriton gjithë admirimin tonë për mbajtjen me sukses të kompanisë që e drejton, me qindra të punësuar. Ramiz Kelmendi, me kompaninë e tij ‘Elkos’ si dhe bashkëpunëtorët e tij, që në fillet e para të lirisë ishin shpresë për zhvillimin e vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Komento: