Sipas kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, anëtarësimi i shpejtë në NATO është zgjidhja që Kryeministri Kurti “nuk e kupton dhe e pengon”.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Veri, Haradinaj tha se “Kosova ka miq e aleat të fuqishëm. Të keqe e ka veç Qeverinë”.
Prandaj, ai shprehet se Qeverinë do ta ndërrojnë më 9 shkurt.
“Debatet tjera janë operacion shpërqendrimi nga Kurti paranojak”.
Reagimi i tij i plotë:
Anëtarësimi i shpejtë në NATO është zgjidhja që Kryeministri aktual nuk e kupton dhe e pengon. Për këtë e kemi bërë e aftësuar shtetin dhe ushtrinë.
Kosova ka miq e aleat të fuqishëm. Të keqe e ka veç Qeverinë.
Prandaj, ne e ndërrojmë Qeverinë më 9 shkurt, sepse duam që rruga e përbashkët me miqtë e aleatët të avancojë!
Debatet tjera janë operacion shpërqendrimi nga Kurti paranojak.